KARAFILI edhe mëlmesë edhe ilaç

KARAFILI edhe mëlmesë edhe ilaç

Karafili(Eugenia caryophylatta Thunb.) paraqet një gonxhe të thatë të lules nga pema tropike, e cila më shumë se 2000 vite përdoret si mëlmesë por edhe si ilaç.
Bima rritet e lartë madje deri 20 metra, me gjethe të mëdha,të zgjatura dhe me lule të bardha. Lulet mblidhen kur mbështjellësi i lules është i kuq dhe thahen në diell të mbuluara me gjethe, me çka e fitojnë atë ngjyrë karakteristike të kuqe-kafe. Era e karafilit është e fuqishme, specifike dhe e këndshme, ndërsa shija është aromatike dhepikante.

Në kuzhinë

Për shkak të aromës së saj karakteristike, karafili gjen përdorim të gjërë në kuzhinë si erëzë. Përdoret gjatë përgatitjes së shumë kulaçeve, ushqimeve dhe pijeve. Më shpesh përdoret me verën e zijer, e cila pothuaj nuk mund të paramendohet pa karafil.

Përbërja dhe ndikimi

Karafili është i pasur me vaj eterik (15-20%), me eugenol, flavanoide, tanine, acie fenoike, vaj yndyror dhe komponente tjera. Për shkak të përbërjes së këtillë, karafilit i atribuohen këto tipare: ndikimi antindezjes, analgjetik, antioksiduese, antikoagulues dhe lokalisht analgjetik.
Më shpesh përdoret për lehtësimin e vështirësive të barkut, për gazëra, për diare dhe për vjellje.E përmirëson tretjen e ushqimit, e përmirëson metabolizmin dhe e përmirëson funksionin e mëlçis së zezë, por e përmirëson edhe oreksin.
Përdorimi i saj është shumë i  shpeshtë dhe i rëndësishëm gjatë ndezjes së zgavrës së gojës dhe gingivës, madje pikërisht për shkak të ndikimi analgjetik, antiseptike dhe anestetike.

Për shëndet dental dhe oral

Ndikimi antibakterial dhe antiviral i atribuohet pranisë së eugenolit, i cili përdoret në stomatologji dhe ndikon në mënyrë qetësuese te dhimbja e dhëmbit. Me vajin nga karafili i bëjmë masazh nofullës dhe për 10-15 minuta dhimbja duhet të pushojë. Poashtu, te vendi i sëmurë mund të vendosim pambuk të ngjyrë me vaj karafili dhe kështu do të mbahet disa sekonda, kurse dhimbja e dhëmbit mund të largohet për shumë shpejtë.
Përveç kësaj, përdoret edhe si freskues i erës së gojës nëse kafshohet ose si mjet për gargarë me disa pika vaj karafili në ujë. Me këtë përdorim, përveç për freskim të erës së gojës, poashtu pengon edhe zhvillimin e bakterieve në gojë dhe është i shkëlqyer për mbatjen e higjienës së përgjithshme gojore dhe dentale dhe për shëndet.

Afrodizijak natyror

Për shkak të ndikimit të dëbishëm te qarkullimi i gjakut, çaji i karafilit përdoret si afrodizijak natyror.

Në 2 dl ujë zhyten4 karafile, të mbuluar qëndrojnë 15 minuta, kullohet dhe shtohet kanellë. Pihet i freskët.

Për rregullimin e sheqerit në gjak

Karafili mund të përdoret edhe për rregullimin e sheqerti në gjak dhe për dobësim në kombinim me kanellë:
Kanella(2 shkopinjë) dhe karafili(30 g) vendosen në5 l ujëdhe i lëmë ashtu të qëndrojnë4-5 ditë në frigurifer. Pija konsumohet në mëngjes ose në mbrëmje në stomak bosh, kurse dozimi është 100 ml.Pasi të konsumohen 3 dozatë pijes, bëhet pauzë prej 15 ditësh.

Karafili, poashtu, e përforcon edhe imunitetitn, por ka edhe zbatim të gjërë në prodhimin e parfumeve, sapunëve dhe pastave për dhëmbë.

Vajin nga karafli mund ta përgatisim edhe vetë
Në kavanoz vendosim¼ karafile të plota dhe shtojmë 1 filxhan vaj ulliri,e lëm të qëndroj24 orë në temperaturë dhome dhe pastaj kullohet. Vaji i cili fitohet, ruhet i mbyllur në kavanoz dhe në frigurifer.

Bëni kujdes:
Përdorimi i shpeshtë karafilit mund të shkaktoj dëmtimin dhe irritimin e qiellzës. Eugenoli e ngadalson mpiksjen e gjakut, prandaj, nëse përdoret në kombinim me antikoagulantët, rriten mundësitë për paraqitjen e mavijosjeve dhe gjakderdhjes.

Edhepse te ne njihet si mëlmesë, karafili ka edhe ndikime të shprehura mjekuese.Përveç ndikimi të fuqishëm antimikrobial, karafili posedon edhe ndikime antisepktike, me çka ndihmon gjatë dhimbjes së dhëmbit dhe gjatë ndezjes së qiellzës.Përdoret edhe për përmirësimin e punës së lukthit dhe për lehtësimin e problemeve digjestive, si gazërat, vështirësitëvjelljet dhe diaret.