KEFIRI

KEFIRI

I ngjajshëm si jogurit (kosi) por edhe më shumë se kosi. Kefiri është pije me shije të thartë dhe specifike dhe me strukturë qumështore formë kremi. Fitohet me pasurimin e qumështit me të ashtuquatjura kulutra të kefirit të cilat në esencë paraqesin simbiozë të bakterieve dhe këpurdhave të dobishme.

Prerjardha

Kjo pije magjike ka prejardhjen nga rajoni i kaukazit dhe ka një histori më të gjatë se 2000 vjet .Banorët e kaukazit, vitaliteti i tyre dhe jetëgjatësia e tyre i detyrohen përdorimit të përditshëm të kësaj pijke shëruese. Sot kefiri si pije është përhapur dhe njihet në tërë botën për shak të dobive tashmë shkenctarisht të vërtetuara shëndetsore.

Profili ushqyes

 Në një gotë kefir ka pothuaj qindra kalori, 10 gram proteina dhe 20% nga nevojat ditëre të kalciumit. Është i pasur me hekur, jod dhe i pranishëm është edhe tërë B kompeksi, si dhe vitaminat К2, acidi folik, vitamina D. Për shkak të tërë kësaj, kefiri ëhtë i varfër me laktozë, prandaj është i përshtatshëm për edhe për individët që tolerojnë laktozën. Ia vlen të theksojmë edhe praninë e aminoacidit triptofan i cili te kefiri gjendet me sasira të mëdha.

Kefiri është burim i shkëlqyer i probiotikëve. Përmban trefish më shumë lloje të mikroorganizamve të mirë dhe të dobishëm se sa jogurit ose kosi!

Një gotë shëndet dhe jetëgjatësi 

Kefiri i fituar nga kulturat qumështore të kefirit ndikon si pastrues prej kakao për organizmin. I largon dhe i neutralizon tërë toksinet të cilat në mënyra të ndryshme qëndrojnë në trupin tonë ( ushqimi, ajëri i ndotur, uji jo cilësor dhe pijet jo cilësore, etj.) Kefiri i ushqen qelizat e organizmit me materie të rëndësishme për jetë, i pastron, i rigjeneron dhe në të njejtën kohë nga organizmi i eliminon qelzat e vdekura dhe të degraduara.

Sot kefiri konsiderohet si një nga antibiotikë më të fuqishëm dhe më të sigurtë. Paraqet nxitës të fuqishëm natyror të sistemin imunitar dhe është i pazëvendësueshëm në mirëmbatjen e florës së shëndetshme të zorrës dhe sistem të shëndetshëm digjestiv. Përdorimi i rregullt çdo ditë për 2-3 muaj mund dukshëm të ndihmon ose plotësisht t’i shmang simptomet gastritit, por nëse përdoret edhe më gjatë edhe të të thatit në lukth. Mes tjerash, konsumimi i rregullt i kefirit mund të ndihmon:

  • Për normalizimin e shtypjes së lartë të gjakut
  • Lirimin e simptomeve të lodhjes, depresionit dhe pagjumsisë
  • Largimi i gurit ose rërës nga tëmthi ose veshkët
  • Te bronkiti, astma dhe alergjitë
  • Në gjendjet e plogëta të zorrës dhe kapsllëkut të shpesht
  • Te reumatizmi dhe artriti

Idealen në dieta dhe mirëmbatje të peshës së shëndetshme të trupit.

Për shkak të përmbatjes së lartë të proteinave dhe materieve tjera të rëndësishme, efekti i ngopshmërisë që e krijon kefirin mund dukshëm të redukton sulmet nga uria. E tërë kjo bashkë me përmbatjen e ulët të kalorive e bën ideale për individët që mbajnë llogari për dukjen dhe shëndetin.

Përgatitja në kushte shtëpiake

Gjthçka që duhet është kultura e kefirit dhe qumësht. Kokërrat e kefirit nuk mund të blihen në rrjetën tregtare por më shpesh „thirret ndonjë mik” ose dikush që tashmë i ka , i kukltivon dhe dëshiron t’i ndajë me të tjerët. 

Porcionet për fitimin e kefirit janë: 1 lugë e plotë kulturë e kefirit në 250 ml qumësht, 2 në ½ litra qumësht dhe 4 lugë në 1 litër.

Përgatitja është e thjeshtë: Në një enë qelqi (kavanoz) vendosni kokërrat e kefirit dhe spërkatni me qumësht në temperaturë dhome. Mbuloni kavanozin me garzë ose me kapak plastik, por jo plotësisht që kultura të merr frymë. Lëreni enën 24 orë në temperaturë dhome. Më mirë është që procedurën gjithmonë ta bënio në të njejtën kohë (në mbrëmje ose në mëngjes). Pas 25 orë kefirin e fituar e kullojmë nëpër kulluese plastike ose lugë të drurit ( në këtë proces mos përdorni metal). 

Kulturën që ka mbetur në kulluese, shpërlajeni me ujë të ftohtë dhe sërish ktheni në kavanozin të cilën e keni pastruar më herët. Mbusheni sërish me qumësht dhe përsërisni ciklin çdo ditë. Procedura është e thjeshtë, por e përditshme. Nëse nuk përsëritet çdo ditë atëherë mund të ndryshoj ngjyra, të hunbet përbrësit shërues dhe një pjesë e kulturës të humbet.

Me përsëritjen e procedurës, kultura shumohet ku sasia e qumështit për përgatitjen e kefirit rritet varësisht nga numri i kokërrave. Nëse nuk dëshironi të përgatisni sasi më të madhe më mirë është që tepricën në vend që ta hudhnui, t’ia jepni dikuj që i ka nevojë.

Nëse nuk keni mundësi

Nëse nuk do të jeni në shtëpi disa ditë dhe nuk keni mundësi që çdo ditë të kujdeseni, kokërrat e kefirit mund t’i ruani në kavanoz qelqi prej 3 lira dhe do ta mbushni kavanizin gjysmën me ujë dhe gjysmën me qumësht. Pasi të ktheheni dhe sërish e filloni ciklin si më herët.

Nëse sërish nuk do të jeni në shtëpi për një kohë më të gjatë, kultura e kefirit mund ta vendosni në frigurifer (pa qumësh ose ujë). Për ta rifilluar ciklin, e nxjerrim nga friguriferi dhe e mbajmë në ujë në temepraturë dhome deri sa të shkrihet plotësisht. E pastrojmë dhe e fillojmë ciklin.

Si të përdoret

Pijen, që plotësisht të mirëmbaj shëndetin dhe vitalitetin, duhet ta konsumoni çdi ditë.

Më mirë të fillohet me 100 ml në ditë. Diza standarde ditore arrin 200-250 ml e cila mund të pihet përnjëherë ose të ndahet në disa doza. Nëse përdoret qëllimisht për terapi varisht nga qëllimi mund të konsumohet nga 500-1000 ml. Doza e fundit rekomandohet që të konsumohet 30 miniuta para gjumit.

Kultura e kefirit shumë shpejtë shumohet, prandaj pjesën e tepërt është mirë t’ia jepni dikuj që ka nevojë!