Koha për çerdhe

Koha për çerdhe

Kujdesi prindor dhe koha e kaluar me fëmijët ka vlerë të paçmuar për zhvilimin e një individi të ri.Roli i prindit është me rëndësi më të madhe që një person e ka në jetën e tij/saj. Instiktivisht, prindi më së miri kujdeset për pasardhësin e tij. Nga kjo, dilema se cila është koha e duhur për çerdhe është dilemë e cila i shqetëson shumë prind. Por, përgjigjen e kësaj pyetje shumë vështirë mund ta gjejmë.Disa fëmijë janë të gatshëm të shkojnë në çerdhe edhe në moshën dy vjeçare, kurse disa të tjerë nuk janë të gatshëm as në moshën 5 vjeçare.

A është fëmija im gati?
Fëmija ka nevojë për kohë që të përshtatet me qëndrimin në çerdhe dhe të fiton besim dhe siguri në të dhe te personeli në çerdhe. Koha e përshtatjes është specifike për çdo fëmij dhe varet nga mosha e fëmijut, temperamenti i tij dhe nga përvoja e tij deriatëhershme (ndarja paraprake, kontakti me fëmij, përvojat paraprake stresuese në jetë).
Përshtatja e fëmijut kryesisht varet edhe nga qëndrimet e prindërve. Fëmijët janë shumë intuitiv dhe të ndjeshëm dhe reagojnë ndaj çdo ndryshimi në humorin e prindit dhe pa dyshim do ta vërejnë reagimin tuaj dhe do të sillen në përputhje me reagimin tuaj. Mos harroni se fëmijët ju përjetojnë si super qenie cila din gjithçka dhe mund gjithçka, prandaj edhe ju besojnë pa rezervë.

Gjatë procesit të përshtatjes me qendrimin në çerdhe, disa fëmijë nuk do të shfaqin asnjë reagim ndaj ndryshimit të mjedisit dhe rrethit të ri, kurse disa fëmijë tjerë ndoshta paknaqsinë e tyre do ta shprehin me reagime të vrullshme dhe probleme të theksuara në planin fiziologjik (psh., probleme me ushqimin dhe gjumin) ose emocional (psh. me qarje, frustrim, zemrin, agresivitet). Një grup i caktuar shfaq reagime normale dhe të pritura nga mosha në të cilën gjenden.

Përgatitja për shkuarje në çerdhe poashtu është e rrëndësishme si për prindin ashtu edhe për fëmijën
Përveç vendimit që ta lëshojmë fëmijun në çerdhe, e cila duhet të jetë e fortë dhe e sigurtë, poashtu duhet të merren parasyshë edhe disa përjetime emocionale që paraqiten te fëmijët, si dhe të prindërit.

Pothuaj pa përjashtim, përvojat e para dhe kontaktet e para me çerdhen shkaktojnë stres si për fëmijun ashtu edhe për prindin. Fëmijët më shpesh publikisht dhe zhurmshëm e shmangin atë stres, kurse prindërit përjetojnë emocione të përziera të emocioneve, haresë, pikllimit dhe frikës.

Fëmijët në moshën një veçare më shpesh kur ndahen dhe gjenden në një mjedis të ri do të reagojnë me qarje të pandalshme, refuzim të kontaktit, do të mbyllen në vete dhe nuk do të ndahen nga biberoni i tyre, lodrat e tyre ose ndonjë objekti tjetër. Mund të ketë probleme me ushqimin dhe vështirësi me gjumin.
Disa fëmijë do të reagojnë me sjellje agresive, gjegjësisht mbështet mbi sjelljen që tashmë kanë kaluar (psh.,i kthehen zhagitjes, edhepse tashmë din të ecin).

Fëmijët me moshë 1.5 vjeçare,përveç vajit dhe refuzimit të komunikimit, shpesh manifestojnë edhe zemrim dhe reagojnë ashpër gjatë ndarjes me prindërit.

Fëmijët me moshë 3-5 vjeçarendoshta nuk do të shfaqin shumë emocione. Ata qetazi do të vijnë në çerdhe, por nuk do të zhyten në aktivitetet e çerdhes, nuk do të komunikojnë me edukatorët dhe/ose fëmijët tjerë, madje as edhe nuk do të luajnë me ata. Ndoshat pjesën më të madhe të ditës do ta kalojnë në heshtje, në ndonjë kënd të çerdhes, duke lozur me ndonjë nga lodrat e saj ose të tij, vazhdimisht duke pritur kur të vij babi ose nëna
Disa fëmijë në këtë moshë mund të reagojnë ashpër në raport me fëmijët tjerë, edukatorët ose prindërit, mund t’i godasin fëmijët tjerë, të qajnë me zë, të protestojnë ose të kapen fortë për prindërit. Te disa fëmijë, reagimet janë menjëherë të dukshme, kurse te disa tjerë më vonë.

Shërbimi“ i gjyshes ose çerdhja?
Edhe një varg pyetjesh pa përgjigje të përshtatshme. A ta dërgojmë fëmijën në çerdhe ose t’ja besojmë gjyshes ose gjyshit? Gjyshet dhe gjyshërit na shpërbejnë pa pagesë dhe gjithmonë në dispozicion por shpesh me moshë të shkuar dhe të lodhur. Fytyrat e tyre janë të njohur për fëmijën, ju ofrojnë dashur dhe butësi.Por, dera për përgdhelje dhe për krijimin e botës ku gjithçka lejohet është më shumë se e hapur.Ndoshta për një periudhë të shkutë kjo është zgjidhje nëse keni kufij të definuar mirë.

Si ta ndihmoni fëmijun që të përshtatet më shpejtë dhe më lehtë?
§  Para se të shkon në çerdhe, bisedoni për çerdhen me buzëqeshje dhe përmendni anët pozitive (lojën, shqëri). Flisni se sa është vend intersant dhe argëtues ku do të bëj miq të ri. Flisni për aktivitetet në të cilët do të merr pjesë. Flisni pozitivisht dhe në mënyrë optimiste, por gjithmonë bëhuni real!
§  Dërgojeni fëmijun në çerdhe para se të fillon me përshtatjen, tregoni se si duket çerdhja dhe oborri. Le të sheh se si luajnë fëmijët dhe nëse ka mundësi bashkangjituni me ata.
§  Tregoni fëmijës se jeni krenar me të që është rritur që mund të shkon në çerdhe ose në kopsht dhe të jetë atje pa ju.
§  Përgjigjuni pytjeve që i parashtron fëmiju për çerdhen.
§  Tregoi fëmijut se kush do ta dërgon dhe kush do ta merr nga çerdhja.
§  Nxisni shkathtësitë e tij sociale – mundohuni që periudhën para çerdhjes vazhdimisht të jetë në kontakt me fëmijë tjerë me moshë të ngjajshme. Shpesh krijoni kënd lojrash dhe shiheni se si sillet.
§  Përshtatni ritmin e jetës së fëmijës në shtëpi me rimtin në çerdhe (kohë të caktara të ngrënies, gjumit, lojës).
§  Kur fëmiju do të fillon të shkoj në çerdhe, mirë është që dy javët e para të qëndorj shukurt kohë në çerdhe (ditën e parë një orë, ditën e dytë dy orë, ku orarin e qëndrimit do ta përshtatin  edukatorët).
§  Për fëmijët me moshë 3-5 vjeçare në ditët e para mund të qëndrojnë më gjatë, por gjithmonë në kohën e lozjes. Koha e pushimit poashtu është kritike, por duhat ta leni për më vonë, kur fëmija do të përshtatet me hapësirën.
§  Rekomandohet që fëmija në çerdhe të sjell, të ashtuquatur objekt të bartëshëm- ndonjë lojë e fëmijës ose objekt i cili i jep siguri (shishe, batanije, macë).

Çka nuk do të ndihmon
§  Mos shfaqni shqetësim, frikë, pikëllim, por as edhe gëzim të madh. Sqaroni fëmijës se çerdhja është puna e tij/saj ashtu si ju e keni punën tuaj.
§  Mos e lëshon fëmijën shpejtë dhe me ngutë. Kjo do ta shqetëson fëmijën.
§  Mos e zgjasni ndarjen. Kjo vetëm do ta shqetëson më shumë fëmijën.
§  Adaptimi nuk duhet të ndërpritet sepse me këtë i dëgoni porosi fëmijës se nëse qanë mjaftueshëm ose nëse bën skena , nuk e ka patjetër të shkoj në çerdhe. Nga ana tjetër, adaptimi i sërishëm është shumë më e vështirë dhe zgjat më shumë.

Formula e saktë se si të durohet periudha e adaptimit në çerdhe është barazpeshë individuale. Durimi që të arrihet ajo barazpeshë është kyçe. Dmth., fëmija do të përshtatet me tempon e vetë, e cila nuk don të thotë se do të jetë lineare. Gjegjësisht, java e parë mund tëjetë më pak stresuese se sa e dyta dhe e treta. Me rëndësi është që t’i japim hapësirë dhe kohë fëmijut tonë që edhe të pikllohet dhe gradualisht të afrohet ka çerdhja. Por, asesi ta ndërpres procesin. Kini durim dhe mos e përmend çerdhen në kontekst të ndëshkimit (nëse nuk dëgjon neser shkon në çerdhe ose do t’i tregoj arsimtares se je i prap në shtëpi).

Kini besim në sistem dhe në edukatore
Shumë është me rëndësi që t’ju besojmë edukatoreve dhe kujdestarëve sidomos kur bëhet fjalë për tempon e adaptimit. Duke parë këtë raport mbi besimin, edhe fëmijun tuaj do ta ndihmon që të relaksohet dhe të besoj në një mjedis të ri.

Text Box: Për fëmijën themi se është i përshtatur në çerdhe atëherë kur me vetëvullnet shkon në çerdhe, kur është spontan dhe luan atje lirshëm.