Kujdesi gjatë dimrit

Kujdesi gjatë dimrit
Lëkura e thatë dhe ekzema

Ekspertët besojnë se përfshirja e acideve yndyrore omega-3 në ushqim parandalon thatësinë dhe ekzemën, që janë karakteristike për periudhën e dimrit, për shkak të ftohtit jashtë dhe nxehtësisë brenda. Hani më shumë peshk në vaj, fruta me bërthama dhe fara, dhe ndonjë suplement nëse keni ekzemë. Një studim zbuloi se njerëzit që morën një suplement – i barabartë me 1.8 g EPA (tipi omega-3) patën një përmirësim për 12 javë, falë efektit anti-inflamator të vajrave.

Herpes në buzë

I shkaktuar nga virusi herpes simplex, herpesi është gjithashtu një shenjë se jeni nën stres. Ushqimet e pasura me aminoacidin argininë, fruta me bërthama, çokollata, drithërat, mund të stimulojnë virusin të shumohet, ndaj shmangni ato. Përpiquni të konsumoni më shumë lizinë, një aminoacid që parandalon zhvillimin e virusit, që gjendet tek mishi i pulës, sojës, djathit – veçanërisht parmizanit dhe viçit.