SEROTORNINI hormoni i lumturisë

SEROTORNINI hormoni i lumturisë

Lumturia dhe gëzimi janë e drejtë dhe ndjenjë natyrore të cilat i posedon secili person. Lumturia mund të jetë e ndryshme dhe përjetohet ndryshe te secili prej nesh.Shesh burimi i lumturisë dhe ndjenja e gëzimit kanë të bëjnë me stimule të jashtëme të cilat në organizëm shkaktojnë shumë reagime të cilat në fund i përjetojmë si pozitive dhe negative..

Fajtorët kryesor

Faktorët kryesor të cilët kanë të bëjnë me definimin e ndjenjës së lumturisë janë hormonet (neurotransmetuesit) e trupit tonë serotonini dhe dopamini. Ekzistojnë dy lloje të lumturisë dhe atë e qetë dhe e ndritshme që na jep ndjenjën konstante dhe të barazpeshuar të lumturisë dhe gëzimit, dhe lumturua e vrullshme e cila manifestohet me kënaqësi të pafund dhe eufori.Për tipin e parë të lumturisë përgjegjëse është serotonini, kurse për tipin e dytë është dopamini.

Çka është serotonini dhe ku gjendet?

Serotonini është neurotransmetues, element në tru i cili ndihmon për bartjen e sinjaleve  mes pjesëve të ndryshme të trurit. Në njeri mesatar i rritur ka mes 5-10 miligram serotonin në trup. Në hormon shëndrohet atëherë kur hyn në gjak

Edhepse prodhohet në tru, me të cilat kanë të bëjnë funksionet primare, pothuaj 90% e rezervave të serotoninit janë në traktin digjestiv dhe në pllakëzat e gjakut.

Sa i përket definicionit të neurotransmetuesve, seroitonini ndihmon me bartjen e të dhënave mes pjesëve të trurit. Mendohet se ndikon shumë psikologjikisht edhe në funksionet tjera të trurit. Ndikimi mbi qelizat e trurit ka të bëj me humorin, me dëshirën seksuale, me oreksin, me ëndërat, me kujdesën, me aftësinë për të mësuar dhe me disa sjellje sociale.

Kur e kemi fjalën për funksionet tona trupore, serotonini ndikon funksionimin e zemrës, të muskujve dhe të elementeve të ndryshme të sistemit endokrin. Shkenctarët kanë zbuluar se serotonini luan një rol edhe në prodhimin e qumështit te gratë që ushqejnë foshnjët e tyre me gji.

Mungesa e serotoninit

Nëse në tru mungojnë serotonini, simptomet janë:humori i keq, ankthi i rritur, lodhja, depresioni duke prëfshirë edhe edhe tipet më të rënda.

Simptomet e mbetura të mungesës së serotoninit janë:

  • • tërbimi
  • • ndjenja e pazakontë e dhimbjes
  • • uri për karbohidrate dhe sëtrngopje obsesive
  • • kapsllëku
  • • dëmtimi digjestiv
  • • ndjenja e stërngarkesës
  • • pagjumësia
  • • vetërespetk i ulët
  • • migrena
  • • funksione të reduktuar kognetive
  • • lëvrija e veshëve

A mund të ndikojmë në lumturinë tonë?

Ndryshimi i shprehive jetësore, si dhe i shprehive për ushqim mund të ndikojnë shumë në rregullimin dhe rritjen e koncentrimeve të ‘hormonit të lumturisë’.

Mënyra më e thjeshtë dhe e disponueshme është të kalojmë aq kohë sa mundemi në dritë, nën rrezet e shkëlqyeshme të diellit ose rekomandohet ndirçimi më i mirë i shtëpisë.

Mënyra e dytë është të kujdesemi për trupin.Kurrizi i përulur dhe mos mbatja e trupit drejtë e redukton nivelin e serotoninit dhe me këtë paraqitet edhe ndjenja e turpit dhe te disa individë madje edhe ndjenja e fajit. Mbatja e drejtë e trupit e rrit nivelin e serotoninit, e rrit vetbesimin dhe humorin.

Lumturia është edhe në ushqim

Një mënyrë tjetër e rritjes së nivelit të serotonoinit në ushqim është të përdoren ato ushqime që e rrisin serotoninin. Me rëndësi është të theksojmë se serotonini si i tillë nuk në produkte. Produktet pprmbajnë triptofan të amino acideve nga të cilët organizmi më vonë prodhon serotonin.

Mbajtësi më i madh i triptofanit është dajthi i fortë. Sasi pak më të vogël të triptofanit përmban djathi i bitë, pastaj mishi pa yndyrë, vezët, thjerrzat, ananasi, djathi tofu, salmoni (dhe të peshqit), bajamet, lajthit, arrat, frutat e detit, bizelja, etj. Poashtu sasi të madhe të triprofanit mund të gjendet te kërpudhat, fasulja, djathi, drithra dhe hejda.

Niceli i ulët i serotoninit në organizëm mund të plotësohet edhe me ushqim me vitamina të grupit B kolpeks. Ata gjenden në mëlçin e zezë, hejdë, tërshërë, fasilja dhe në sallatën e gjelbërt. Edhe produktet që përmbajnë magnez siç është orizi, kumbullat e thata, kajsiat e thata,krundet e tërshërës, algat janë të mirë për humor

Që të rritet niveli i serotoninit konsumoni banane, pjepër, fik, kunguj, portokalla.

Përveç ushqimi të duhur ekzistojnë edhe burime tjera të serotoninit.

Për rritjen e serotoninit ndihmon edhe aktiviteti fizik. Ndani së paku 20 minuta në ditë që të merren me ndonjë sport (vrapim, notim, vallëzim, etj.) dhe së shpejti do të ndjeni rritjen e humorit dhe do të ndjeheni shumë më mirë.Nëse nuk mund të merreni me sport, atëherë ecni.

Aktiviteti fizik plotësohet edhe me gjumë të mirë. Ajëri i pastër (dhe sërish e potencojmë edhe dielli) poashtu ndihmojnë në rritjen e nivelit të seortoninit. Komunikoni më shpesh me miq dhe me njerëz që janë të sjellshëm me ju, bëni punën që e doni ose hobin, dëgjoni muzikën tuaj të preferuar, ofroni vetvetes momente të mira dhe kjo me siguri do të sjell edhe rezultate.