ÇKA ËSHTË FAKTU?
FAKTU përdoret për trjatimin e hemoroideve sidomos kur përcillen me simptome të inflamacionit dhe gjakderdhjes, fizura anale, ragadi anale, kruarje anale (pruriti anal) dhe egzemë anale që shkaktohet nga gjendjet anorektale, trajtimin e plagëve pas operimeve proktologjike.
Paraqet kombinim të dy komponenteve aktive:
klorur zinkokain i cili shpejt dhe në mënyrë efikase e largon kruarjen dhe dhimbjen dhe polikrezulen i cili e redukton gjakderdhjen, e stimulon shërimin, e riepitalizon indin, e pengon infeksionin dhe ndezjen. Poashtu e pengon njomjen që shpesh është simptom te hemoroide.
KU MUND TA GJENI FAKTU?
FAKTU mund ta gjeni në barnatoren tuaj në 2 forma: krem FAKTU dhe supozitor FAKTU (supository)
KU TA PËRDORNI FAKTU?
Supozitorët përdoren për trajtimin e hemoroideve të brendshme, kurse kremi mund të përdoret edhe te hemoroidet e brendshme dhe të jashtme.
SUPOSITORËT (Supozitorët) FAKTU:
Vendoset një supozitor në rektum 2-3 herë në ditë, pas defekimit.
Mjeku ose farmacisti juaj do t’ju këshilloj sa gjatë ta përdorni FAKTU.
Para përdorimit me kujdes të lexohen udhëzimet|
Për indikimet, rrezikun nga përdorimi dhe ndikimet e padëshiruara të barit konsultohuni me mjekun ose farmacistin tuaj!