Meqenëse përbërësit bimorë forcojnë murin e enës venoze të gjakut, zvogëlojnë ndjeshmërinë dhe përshkrueshmërinë e kapilarëve, parandalojnë formimin e ënjtjes dhe zvogëlojnë ënjtjen tashmë ekzistuese, veprojnë pozitivisht dhe rregullojnë qarkullimin venoz, lehtësojnë dhimbjen dhe ndjesinë e lodhjes dhe peshës në këmbë (qëndrimi në shtrat për një kohë të gjatë, trauma, shembje, lëndime në sport, gjendje pas thyerjes, angiopatin diabetik, ulcus cruris, arteriosklerozë, etj.).
Pikat Vendoksin përmbajnë përzierjen e ekstrakteve bimore (gështenja e egër, bari mijëfletësh, makthi i verdhë dhë i bardhë mjekësor, kamaroshja, kumaku). Veprimi dhe përdorimi bazohen në efekte fiziologjike të përbërësve shërues bimorë (saponozide, flavonoidë, heterozide, polifenole, tanine, vitamina, minerale, etj.) që janë mbajtësit e efektit antiinflamatorik, antiedematoz, antieksudativ, antikoagulant, antitrombik, analgetik, spazmolitik, astringent, venotonik dhe rigjenerues. Për shkak të veprimit të vet të dobishëm në furnizimin e gjakut të gjithë organeve pikat Vendoksin mund të përdorin edhe personat e shëndetshëm.
Mënyra e përdorimit: rekomandohet 3 deri në 4 herë në ditë ½ e lugës së kafesë (2,5ml) me pak ujë. Para përdorimit tundeni!
Vërejtja: Produkti përmban alkool. Produkti nuk është zëvendësim për ushqim të shëndetshëm dhe të ekuilibruar. Mos tejkaloni dozën e rekomanduar ditore! Produkti nuk përdoret për diagnozën ose mjekimin e ndonjë sëmundjeje. Mos përdorni në shtatzëni, në laktacion, tek personat nën moshën 18 vjeçare, bashkë me antikoagulansë, në sëmundjet e mëlçisë.
Efektet e padëshiruara të mundshme: Shqetësimet gastrointestinale dhe reaksionet alergjike. Në rast të hipersensivitetit në ndonjë përbërës duhet të ndërpritni menjëherë me përdorimin e produktit.